Ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj kundër Rripit të Gazës në ditën e 11-të të luftës që filloi më 7 tetor, raporton Anadolu.
Sipas informacioneve që burimet lidhur me shëndetin në Gaza kanë transmetuar për gazetarin e AA-së, bëhet e ditur se shumë persona të plagosur kanë mbërritur në kompleksin mjekësor Nasser në Gaza si pasojë e një sulmi ajror që vendosi në objektiv rajonin Khan Younis.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA njofton se Izraeli ka vazhduar natën sulmet e tij ndaj Rripit të Gazës me avionë luftarakë, anije dhe goditje artilerike. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, si pasojë e sulmit ndaj një shtëpie në zonën Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës njoftohet se përfshirë fëmijë humbën jetën 7 palestinezë dhe u plagosën 12 të tjerë.
Gjatë gjithë natës avionët luftarakë izraelitë bombarduan rëndë edhe kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Al-Shati në pjesët qendrore të Gazës. Në objektivin e goditjeve artilerike të Izraelit kanë qenë edhe pjesët lindore të qytetit.
Sipas lajmit të WAFA, thuhet se ka të vrarë dhe të plagosur në sulmet që avionët luftarakë izraelitë kanë kryer në rajonin Rafah në jug të Gazës. Bëhet e ditur se 8 palestinezë janë vrarë si pasojë e bombardimit të në shtëpie në lagjen Rimal në perëndim të qytetit.