Iu gjet drogë në makinë dhe kundërshtoi policinë, pranga 22-vjeçarit në Lezhë

Një shtetas që transportonte lëndë narkotike u arrestua nga policia e Lezhës.

Pas kontrolliT në mjetin e 22-vjeçarit Xh.F., banues në Lezhë u sekuestruan në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” 2.3 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Ndonëse i riu kundërshtoi forcat policore që të mos realizonin kontrollin, nuk mundi dot t’u shpëtonte prangave. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.