Italia dëbon 30 diplomatë rusë për arsye sigurie kombëtare

Minsitri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka bërë me dije ditën e sotme se janë dëbuar nga Italia 30 doplomatë rusë, për arsye të sigurisë kombëtare. “Vendimi i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë ishte i nevojshëm për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale…

Minsitri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka bërë me dije ditën e sotme se janë dëbuar nga Italia 30 doplomatë rusë, për arsye të sigurisë kombëtare.

“Vendimi i marrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropianë dhe atlantikë ishte i nevojshëm për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare, në kontekstin e krizës aktuale që rezulton nga agresioni i pajustifikuar kundër Ukrainës nga Federata Ruse”, tha Di Maio.

Ai shtoi se Italia është e disponueshme për të vepruar si një garantues i sigurisë dhe paqes në Ukrainë dhe ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të kryer këtë punë.

Lajmi erdhi menjëherë pasi Danimarka dëboi 15 oficerë të dyshuar të fshehtë të inteligjencës ruse, të cilët pretendonte se vepronin si diplomatë.