Ish-lojtari i Barcelonës zyrtarizohet në Arabi, më 3 shkurt përballë Ronaldos

Cristiano Ronaldo duket se po shërben si “magnet” për të tërhequr emra të tjerë të rëndësishëm drejt futbollit suadit.

Sigurisht që nënshkrimi i CR7 me Al Nassr po nxit edhe klubet e tjera pretendente në Arabinë Saudite për t’u përforcuar me elementë cilësore dhe të spikatur në futbollit evropian.

Al Fateh, skuadër e cila renditet e teta në elitën e futbollit saudit ka prezantuar këtë të mërkurë spanjoll Cristian Tellos, anësorin 31 vjeçar që është bërë fillimisht i njohur te skuadra e Barcelonës, më pas i huazuar te Porto e Fiorentina, para se të transferohej përfundimisht te Betis Sevilla në vitin 2017.

Lojtari mbërrin në Arabi pas një përvoje të shkurtër në Shtetet e Bashkuara si lojtar i Los Angeles FC (5 ndeshje).
Më 3 shkurt ai mund të përballet me Cristiano Ronaldon, pasi Al Fateh do të presë Al Nassr, klubin aktual të portugezit.