Interi vështirësi në merkato, gati të rikthejë dështimin e madh

Inter raportohet se kërkon të rikthejë në skuadër Gabigol këtë verë. Nëse nuk arrihet objektivi i Romelu Lukakut, zikaltrit do të shohin diku tjetër.

Teksa Ante Rebic dhe Duvan Zapata janë përmendur si alternativat, Gabigol është një tjetër opsion.

Gabigol është huazuar te Santos sezonin e kaluar dhe aty ka impresionuar me 18 gola në 35 ndeshje, po ashtu edhe te Flamengo po shkëlqen, ku ka shënuar nëntë gola në 10 ndeshje.

“Tuttosport” pretendon se Inter do ta rikthejë Gabigol nëse nuk arrin të firmosë me objektivat në sulm.