Interi i Contes, i vetmi ekip që mund të thyej hegjemoninë e Juventusit absolut

Pak kohë pas ardhjes së Conte, efekti tij ka dhënë frytet e veta. A do munden ato të thyejnë dominimin absolut të Juventusit?

Si duket Interi ne fazën përgaditore?

Përveç anës fizike te cilën e kemi vene re qe Conte e ka me merak ne këto ndeshje te para mund te vëmë re vendosjen taktike dhe karakterin qe trajneri po i imponon skuadrës, për te krijuar një ide për sezonin qe na pret.

PIKAT POZITIVE

1) 3-5-2
Ndoshta nuk është formacioni me spektakolar por është formacioni qe e beri Conten ai qe është. Ne faze mbrojtëse shndërrohet ne një 5-3-2 shume solid ku mbrojtësit e krahut tek pesëshja bllokojnë krosimet kundërshtare, qendërmbrojtësit mbivendosen ne rast infiltrimi, 3 mesfushorët e qendrës bejnë një mur për të bllokuar linjat e pasimit dhe për te ngushtuar hapësirat.No photo description available.

2 – Skriniar 
I dimë te gjithë cilesitë e Skriniar. Ama Skriniar “i Contes” nëse mund ta quajmë kështu po merr pak a shume trajtat e Bonuccit te Juves. Nis si qendërmbrojtës por është shume agresiv dhe del përpara për te bllokuar krijimin e aksioneve kundërshtare. Cilësitë teknike ia lejojnë qe te drejtoje lojën madje edhe te nise kundërsulme te shpejte me te ashtuquajturat “laser-pass” ose vertikalizime ne zhargonin shqiptar. Nga ana karakteriale nuk ka dyshime kush është boss-i ne zonën e tij. Ndoshta nuk ka shiritin e kapitenit por shokët e skuadrës do e degjojne tek bertet dhe kundërshtaret do e ndjejnë ne kocka nëse tentojnë te kalojnë. Është ai qe do i kërkoje llogari arbitrit kur gabon dhe ai qe do jete pika e referimit nëse kundërshtaret kërkojnë ndonjë “sherr”.Image result for Skriniar  inter

3 – Sensi 
I imte me trup, jo shume rezistent ne minutat e fundit, Sensi po shihet pse u preferua nga Conte. I vendosur si mediano ai po bën edhe rolin e trekuartistit. Mbron topin mire, shpërndan topin mire, i shpejte për te krijuar kundërsulme, di te shfrytëzoje hapësirat pas shpinës se kundërshtarit ose ndërmjet linjave. Do jete lojtar kyç ne krijimin e aksioneve, assist-man dhe si rrjedhoje shpëtimi Interit? Mbetet për tu pare vazhdimësia e tij fizike/teknike.

4 – Faza e tranzicionit
Historikisht (10 vitet e fundit te paktën) kemi vuajtur për ta nxjerre topin nga mbrojtja dhe për ta çuar ne 3/4 kundërshtare. Tani jo me. Tani topi lëvizet shpejt për tek sulmuesit, madje mbrojtësit e krahut me një takim e çojnë ne sulm aty ku e pret dikush me gjoks. Ndoshta nuk kemi lojtare si Lukaku qe ta interpretojnë sakte ate rol por parimi eshte dhe po shihet ne fushe.
Gjithashtu Handanovic nuk po shpërdoron asnjë top. Gjithmonë mbështetet tek mbrojtësit + Brozovic/Gagliardini te cilët me të vërtetë me vështirësi por po mësohen qe ta qarkullojnë topin rrjedhshëm.

5 – Topat inaktive
Ne çdo kornerë ose goditje dënimi Interi është i rrezikshëm. Here një skeme, here një goditje e menduar, gjithmonë shume veta për te kërcyer me koke. Duhet ta pranojmë se që ne kohen e Spallettit qendërmbrojtësit kanë qene improvizuar sulmues mirëpo kjo lloj rrezikshmërie është intriguese.No photo description available.

PIKAT NEGATIVE

1 – Presingu
Edhe pse Conte pergjithesisht kerkon presing te larte kjo nuk po shihet ne mënyre te organizuar akoma. Kundërshtari e ka te lehte te na “shtype” ne gjysmëfushe të ziakaltërve dhe rrjedhimisht topin duhet ta ndjekin, pra të shpenzojnë me shume energji.

2 – Sulmi 
Në rregull qe merkato s’ka mbaruar ama sulmi është reparti me i dobët te paktën deri ne ketë moment. As fuqi për presing, as rrezikshmëri ne zone, as force për ta mbajtur topin për t’i dhëne frymëmarrje shokëve.
Te papjekur.Image may contain: people playing sports

3 – Pasigurite
Disa topa te humbur nga Brozovic, shume pasiguri kur Handanovic u pason mbrojtësve, shume krosime të gabuara në krahë, disa pasime te gabuara ne fazën e krijimit te aksioneve për gol (pasi doli Sensi cdo gje ishte e kote), shume pasiguri ne sulm.

PERFUNDIM: 
Kurre nuk është pëlqyer filozofia e Contes dhe e Juventusit ne gjithsesi. Shume faulle, shume simulime, shume taktike, pak kreativitet. Mirëpo duam s’duam bejme tifo për një skuadër italiane dhe kampionati italian ky është. Ka vite qe Inter kërkon te mos vuaj me skuadrat e vogla, ka vite qe zikaltrit kërkojnë vazhdimësi dhe mos te biem ne janar. Vazhdimësia vjen nga mos-pësimi i golave dhe kjo  vjen nga një mbrojtje solide. Nuk do jete me “Pazza Inter” (si Conte i tha Zhangut)? Do jete skuadër me “italiane”? Le te jete. Si ka thëne Allegri ne Mars behet diferenca dhe piket bëhen me skuadrat e dobëta.