Inter fiton dhe ruan kreun

Humbasin Napoli dhe Roma

Interi ruajti kreun e renditjes edhe në javën e pestë të Serisë A.

Zikaltërit fituan 1 – 0 me Lacion të mërkurën në Milano.

Një lojë e fortë ku edhe lacialët patën rastet e tyre, ndërsa Strakosha shmangu gola të tjerë.

Interi është me pikë të plota 15.

Befasi ishte humbja 1 – 0 e Napolit në shtëpi me Caljarin ndërsa Roma u mund 2-0 nga Atalanta.