Inter, ende ka pengesa për Lukaku dhe Dzeko

Pritet vendimi përfundimtar për Barellën, Cagliari "dorëzohet". Ausilio hidhet në sulm për Lazaro...

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, tha se Lukaku do largohet nga Manchester United për në drejtim të Interit.

Në një intervistë me një portal belg, trajneri, mjaft i informuar për çështjen e sulmuesit të fuqishëm, shpjegon se ndarja nga Mna.United tani është e pashmangshme dhe se lojtari ka kërkuar posaçërisht transferimin.

Lukaku tashmë i ka premtuar Interit dhe Contes përmes një agjenti italian që kujdeset për interesat e tij. Pengesa e kërkesës prej 70/80 milionë Euro për momentin, një pmim ky që nuk bie. Një shkëmbim i mundshëm me Icardin është hedhur poshtë nga britanikët, kohët e fundit, të dy klubet po përpiqen të arrijnë diçka duke vënë Ivan Perisic në mes.

Megjithatë, ai ka kërkuar dy sulmues, të pavarur nga e ardhmja e Icardi: Tjetri është Dzeko, i cili tashmë është në marrëveshje të plotë me klubin kinez, por me Romën ka ende diferencë prej 5-6 milionë Euro mes kërkesës dhe ofertës , pasi Interi ofroi 13 milionë Euro plus një e gjysmë bonuse.

Pavarsisht këtyre zikaltrit po bejne të pamundurën të sjelline edhe Barellan në Milano; një marrëveshje me vlerë 2 milion e gjysmë në vit për 5 vjet me lojtarin dhe një propozim të mirë-moduluar nga Interi për ekipin e Cagliarit që pret diçka më shumë, por e ka kuptuar se për momentin nuk ka asnjë mundësi që lojtari të terheq interest së shpejti nga klubet e tjera.

Drejtori Sportiv Ausilio dhe ndërmjetësi që po i trajton marrëdhëniet me Hertha Berlin po përpiqen të mbyllin marrëveshjen për Valentino Lazaron, një mesfushor i krahut të djathtë që kërkohet nga Conte, me vlerë 25 milionë.