Inter dhe United arrijnë marrëveshje për Lukaku

Lukaku mbërriti të enjten në Milano rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa në aeroportin Malpensa u përshëndet nga rreth 500 tifozët më të zjarrtë të Interit

Mediat britanike dhe italiane kanë raportuar se Inter dhe Manchester United kanë arritur marrëveshje për transferimin e Romelu Lukaku në Milano, transmeton Anadolu Agency (AA).

Detajet e transferimit nuk dihen, por sipas njoftimeve të mediave, United do të fitojë 65 milion euro, ndërsa vlera përfundimtare e dëmshpërblimit me përmbushjen e disa bonueseve të caktuara mund të rritet në 80 milionë.

Lukaku mbërriti të enjten në Milano rreth orës 2:00 të mëngjesit, ndërsa në aeroportin Malpensa u përshëndet nga rreth 500 tifozët më të zjarrtë të Interit.

Sulmuesi belg do të duhet të kryejë kontrolle mjekësore gjatë ditës dhe më pas të nënshkruajë një kontratë pesë-vjeçare, duke fituar 7.5 milionë euro në sezon.