Instagram fshin llogaritë e miliona ndjekësve

Dhjetëra faqe me miliona pasues u hoqën nga platforma Instagram.

Kompania njoftoi se ata larguan llogaritë që shkelën kushtet e përdorimit të këtij rrjeti social të enjten dhe të premten, sipas portalit teknologjik amerikan “Insider”.

Një nga bashkëbiseduesit dhe pronarët e llogarive tha për Insider se kishte përdorur Instagram dhe se ai kishte të ardhura vjetore rreth 200.000 dollarë.

Në Twitter, një nga pronarët e llogarive të fshira, 18-vjeçari Cage, pyeti lidhur mbi arsyet e fshirjes së llogarive të tij me më shumë se 30 milionë ndjekës, pasi sipas tij nuk kishte asnjë shkelje rreth kushteve të përdorimi të këtij rrjeti social.