Infektohet nga koronavirusi Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt i del testi pozitiv

Mjeku është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, si dhe numri një i angazhuar në Shqipëri në betejën kundër COVID-19.

Infektohet nga koronavirusi drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Brataj është një nga pacientët që ka rezultuar pozitiv në testimin e zhvilluar përgjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, si dhe numri një i angazhuar në Shqipëri në betejën kundër COVID-19. Mësohet se Brataj është karantinuar por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Gjithashtu, nuk ka ende një informacion të qartë në lidhje me personat që kanë qenë në takim me Bratajn, përfshirë këtu edhe ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, apo edhe zyrtarët e lartë të ISHP dhe MSH. Ndërkaq, Urgjenca Kombëtare është në gatishmëri për të pritur të gjithë të prekurit nga COVID-19

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave