Infektimi i vëllezërve Budina dhe reagimi i Ramës, Mërtiri: Të ndiqet penalisht, publikimi i të dhënave personale dënohet me burg

Sociologu Ergys Mërtiri  ka komentuar lajmin për dy vëllzërit Budina, Edmond dhe Roberti të cilët u raportuan se kishin rezultuar me Covid-19.

Referuar reagimit të kryeministrit Edi Rama pas lajmit për infektimin e dy vëllezërve, Mërtiri shprehet se publikimi i rasteve pozitive me koronavirus nga kryeministri dhe përdorja e tyre për politikë, është e pafalshme.

Sipas Mërtirit, publikimi i të dhënave personale të një pacienti është vepër penale dhe dënohet me burg.

Reagimi i plotë 

Edi Rama ka publikuar sot lajmin se regjisoret Edmond dhe Robert Budina jane identifikuar me Covid. Nga kontaktet e mija me ta me thone se jane top fare dhe nuk kane asnje shqetesim. Mjeket kane insistuar qe ata te bejne testimin per shkak se nje i aferm i tyre ka rezultuar i infektuar. Nga rezultatet e te gjithe familjareve te testuar kane dale pozitive vetem dy regjisoret, te cilet jane te njohur publikisht dhe te angazhuar ne protesten e teatrit. Nuk dua te akuzoj njeri per te thene se testi ka qene i manipuluar, ndonese nuk besoj fare tek autoritetet qe merren me keto pune, por publikimi i rezultateve nga Kryeministri dhe perpjekja e tij per ta perdorur kete politikisht kunder protestave eshte nje akt i shemtuar, qe, per me teper, perben veper penale. Publikimi i te dhenave personale denohet penalisht deri ne burg.

Edhe ne qofte testi i sakte, gje qe nuk e provojme dot, pasi kjo qeveri ka ndaluar cdo spital privat te beje testime, kjo nuk ka asnje lidhje me protesten. Per me teper, edhe po te kishte, ne proteste na ka nxjerre pikerisht Edi Rama, i cili me poshtersi te plote, shkaterroi teatrin gjate kohes kur njerezit ishin te mbyllur ne shtepi. Ngado qe ta rrotullosh, fajtor eshte vetem Edi Rama. Nje Kryeminister qe ben hapur veprime te tilla kaq banale duhet te jete vertete ne hall shume te madh!

Reagime të tjera në lidhje me këtë lajm ka pasur edhe nga vetë protagonistët. Edmond Budina e pranoi publikisht se ishte pozitiv, ndërsa shtoi se nuk ka persona të tjerë në familje, që mund t;u merrnin tamponët. Ndërsa gruaja e Robert Budinës ka mohuar që vetë Roberti të jetë infektuar.