Incineratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Bllakon

SPAK ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar për aferën e incineratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion,  të dënohet me 10 vite burg.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nëse gjykata do të pranojëë pretencën e prokurorisë.

Po ashtu për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg.

10 vite burg Mirel Mërtirin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 muaj burg

7 vite burg për Stela Gugalljan që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 4.8 muaj burg.

4 vite burg për  Serafin Papën që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

4 vite burg për Pëllumb Abeshin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

4 vite burg për Joniza Zeqon që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

4 vite burg për Bardhyl Çabini që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

Sipas SPAK provohet fakti që janë kryer vepra penale, për ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion’,’ pastrim parash’ e ‘shkelje të barazisë në tendera’. Procedura në negocimin pas shpalljes dhe koncesioni ju dha shoqërisë ‘Albetek Energy’ shpk.

Ish-ministri Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar të gjitha procedurat ligjore. Anëtarët e komisionit nuk kanë respektuar ligjin. Kontrata ka qenë e paracaktuar që të fitohej nga kompania Albtek Energy shpk. Mërtiri dhe Zoto kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin.

Ish-ministri Lefter Koka, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion dhe se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në inceneratorin e Elbasanit dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.