IHH do të shpërndajë 819 pjesë kurbani në rajon

IHH këtë vit do të shpërndajë pjesët e kurbanit për familjet në nevojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë si dhe Bosnjë Hercegovinë, rajonet e Sanxhakut dhe Preshevës në Serbi, Mali i Zi, Rumani dhe Hungari

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) tre ditë gjatë Kurban Bajramit do të realizoj shpërndarjen e 819 pjesëve të kurbanit në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën Lindore, raporton Anadolu Agency (AA).

IHH këtë vit me sloganin “Ndani mirësinë” do të shpërndajë pjesët e kurbanit për familjet në nevojë në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë si dhe Bosnjë Hercegovinë, rajonet e Sanxhakut dhe Preshevës në Serbi, Mali i Zi, Rumani dhe Hungari.

Anëtari i bordit të administratorëve të IHH-së, Osman Atalay, i cili merr pjesë në aktivitetet e kurbanit në emër të organizatës që përfaqëson, në deklaratën për AA tha se këtë vit me sloganin “Ndani mirësinë” do të realizojnë shpërndarje të kurbanit në 90 shtete dhe rajone të botës.

Ai tha se në Ballkan këtë vit do të realizojnë aktivitetet e tyre në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, rajonet e Sanxhakut dhe Preshevës në Serbi, Mali i Zi, si dhe në Evropën Lindore në Rumani dhe Hungari.

“Inshallah në Maqedoninë e Veriut do të realizojmë 200 pjesë kurbani. Me këto 200 pjesë planifikojmë të arrijmë deri tek 900 jetimë dhe familje në nevojë, dhe me këtë rast të bëjmë bajram. Jetimëve ditën e arifes iu shpërndamë dhurata për Bajram”, tha ai.

Ai rikujtoi se në Ballkan dhe Evropën Lindore këtë vit do të ndajnë 819 pjesë kurbani, dhe tha se synimi i tyre është të ndihmojnë vëllezërit e tyre të së njëjtës fe dhe bashkatdhetarët.

“Në Maqedoninë e Veriut do të shpërndajnë pjesë kurbani për vëllezërit shqiptarë, boshnjakë, romen dhe turq. Në Maqedoninë e Veriut therjet i realizojmë në fshatin Studeniçan në Shkup. Ditën e parë do të shpërndajmë në Shkup, Ditën e dytë në Tetovë, ndërsa në ditën e tretë në pjesën lindore të vendit, në Shtip, tek vëllezërit tanë jorukët dhe romenët”, u shpreh Atalay.

Atalay shtoi se ndihmat i realizojnë me shoqata lokale si Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”, Shoqata Ensar, Shoqata Vllaznia dhe Shoqata Kalliri i Mirësisë.

Kryetari i Shoqatës Ensar, Süleyman Baki, nga ana e tij tregoi se këtë vit për herë të 19-të me radhë janë duke zhvilluar aktivitete për shpërndarjen e kurbaneve.

Ai falënderoi të gjithë bamirësit qoftë nga vendi e qoftë nga Turqia për ndihmat e tyre gjatë këtij Kurban Bajrami, duke shtuar se këtë vit planifikojnë të bëjnë shpërndarjen e pjesëve të kurbanit prej 48 bagëti të trasha.

IHH këtë vit në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Kosovë si dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, rajonet e Sanxhakut dhe Preshevës në Serbi, Mali i Zi, si dhe në Evropën Lindore në Rumani dhe Hungari do të realizojë therjen dhe shpërndarjen e 819 pjesëve të kurbanit, prej të cilëve 101 janë bagëti të trasha dhe 112 bagëti të imta.

Kurbanet në Shqipëri do të shpërndahen në Tiranë dhe Shkodër, ndërsa në Kosovë në Prishtinë, Prizren, Pejë dhe Rahovec.