I mituri ndërhyri në sherrin mes prindërve, i ati e godet me thikë

Një sherr mes një çifti shqiptar në Itali ka çuar në një incident, ku viktimë ishte djali i tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se një shqiptar ka plagosur me thikë në këmbë djalin e tij të mitur, teksa ky i fundit po mbronte nënën e tij gjatë një sherri me të shoqin.

Incidenti ndodhi në San Benedetto del Tronto rreth orës 18:45 më 1 tetor, por u njoftua sot nga Shtabi i Policisë Ascoli Piceno.

Policia arrestoi shqiptarin, i cili akuzohet për plagosjen e djalit të tij.

Policia u njoftuar për një sherr në një banesë private që ndodhet buzë Rrugës së Shtetit 16.

Kur mbërritën uniformat blu gjetën shqiptarin të ulur në shkallët e hyrjes së ndërtesës dhe të mbuluar nga gjaku.

Gjurmë gjaku kishte edhe në trotuarin aty pranë, në hyrje të ndërtesës dhe në shkallët. Pas rikonstruksionit të shpejtë të fakteve, policia kishte konstatuar se burri me origjinë shqiptare, kishte goditur me thikë në këmbë djalin e tij të mitur i cili kishte ndërhyrë mes prindërve gjatë një debati të ashpër.

Në brendësi të lavamanit të kuzhinës, efektivët gjetën thikën e përdorur për të plagosur djali.

Sakaq i mituri ka marrë menjëherë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.