I dyshuar për grabitjen e shtëpisë së Benzema/ Gjykata jep masën e sigurisë për drejtorin e Ujësjellësit në Kurbin

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg për 40 ditë Alfred Prodanin, Drejtorin e Ujësjellësit të Kurbinit.

Me urdhër të autoriteteve spanjolle, policia shqiptare e arrestoi Alfred Prodanin në Laç, tre ditë më parë.

Ky i fundit dyshohet se ka grabitur shtëpinë e yllit të Real Madrid, Karim Benzema.

Ngjarja në shtëpinë e sulmuesit francez është regjistruar më datë 27 shkurt 2019 teksa Reali po luante El Classicon me Barcelonën.