I akuzuar për rrëmbimin e Jak Prengës, GJKKO lë të lirë një nga ‘kapot’ e grupit kriminal, në qeli mbetet vetëm kopshtari

Gjykata e posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, një nga personat kyç të grupit kriminal që akuzohet për rrëmbimin e Jak Prengës. Hajri nga arrest me burg është lënë në detyrim paraqitje nga GJKKO. Ndërkohë që i dyshuari tjetër Olsi Turja është dërguar në arrest shtëpiak.

Kujtojmë se ditën e djeshme u lirua dhe i dyshuari tjetër si pjesëmarrës në rrëmbimin e Jak Prengës, Ardian Docaj, teksa në pranverë të 2020-ës gjykata la të lirë dhe Bajram Hajrin.

Praktikisht me këto veprime gjykata ka lënë në burg vetëm kopshtarin Festim Bexhdilli, ndërkohë që janë shpallur në kërkim Altin Hajri dhe Gentian Docaj