Hyn në fuqi ligji i ri për importin e makinave të përdorura

Tregtarët të shqetësuar.

Ka hyrë sot në fuqi vendimi i qeverisë që ndalon importin e makinave të prodhuara përpara vitit 2009. Autoveturat, duhet të përmbushin “normën 4” të emetimit të gazrave në ajër sipas standardit të BE.

Po ashtu vendimi përcakton se do të lejohet importi i makinave të përdorura, të cilat janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri. Ky ligj që ka nisur të zbatohet sot, ka ngritur shqetësimin financiar tek tregtarët e makinave, të cilët ndihen të penalizuar nga vendimi.

Sipas tyre blerësit janë të interesuar drejt makinave që kanë një kosto deri në 7 mijë euro, ndërkohë që makinat e prodhuara pas vitit 2009 variojnë nga 10 mijë euro.

Makinat të cilat kanë hyrë në vend para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, por nuk kanë përfunduar procedurat e regjistrimit, kanë afat deri në 1 Mars 2019 për vendosjen e targave. Nga rregullat e reja të importit nuk do të penalizohen të gjitha automjetet, përjashtim bëjnë makinat me vlerë muzeale të cilat përjashtohen nga kriteret e reja të importit.

Burimi: TV Klan