Hulusi Akar bisedë me homologun dhe shefin e shtabit të përgjithshëm iranian

Gjatë bisedave janë trajtuar zhvillimet rajonale, përfshirë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në aspektin bilateral dhe rajonal

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me ministrin e Mbrojtjes të Iranit, gjeneralin brigadierin Amir Hatami dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të Iranit, gjeneral majorin Mohammad Bagheri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes, Akar ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e shtabit të përgjithshëm të Iranit, gjeneralin majorin Mohammad Bagheri.

Akar më pas ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me homologun e tij, gjeneral brigadierin Hatami.

Gjatë bisedave janë trajtuar zhvillimet rajonale, përfshirë çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në aspektin bilateral dhe rajonal.