Huawei, kompania më e madhe private në Kinë

Huawei është kompania më e madhe private në Kinë. Me një qarkullim 721,2 miliardë yuan (102 miliardë dollarë) në vitin 2018, gjiganti teknologjik është në krye të klasifikimit të fundit të 500 kompanive më të mëdha kineze, zbuluar nga All-China Federation of Industry and Commerce (ACFIC) në China Top 500 Private Enterprises Summit 2019, e mbajtur në Xining, kryeqyteti i provincës veriperëndimore të Qinghai.

Në mesin e kompanive më të rëndësishme janë edhe HNA Group, Suning, Amer International, Evergrande, JD.com, Country Garden, Hengli Group, Legend Holdings e Gome Holdings.

Për t’u përfshirë në listë, vitin e kaluar, një kompani duhet të kishte një qarkullim më të madh se 18,59 miliardë yuan. Vitin e kaluar, 20 kompani private kineze bënin pjesë edhe në klasifikimin e 500 kompanive më të mëdha në botë. /Monitor