Holandë, protestuesit ndërpresin fjalimin e Macronit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi vizitë zyrtare në Holandë ndërsa gjatë një adresimi iu ndërpre fjalimi nga protestuesit, transmeton Anadolu. Macron mbajti një fjalim për industrinë e gjelbër në Evropë në Institutin Nexus në Hagë të Holandës, ku erdhi si pjesë e një vizite zyrtare dyditore. Në fillim të fjalimit të tij, protestuesit në…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron zhvilloi vizitë zyrtare në Holandë ndërsa gjatë një adresimi iu ndërpre fjalimi nga protestuesit, transmeton Anadolu.
Macron mbajti një fjalim për industrinë e gjelbër në Evropë në Institutin Nexus në Hagë të Holandës, ku erdhi si pjesë e një vizite zyrtare dyditore.
Në fillim të fjalimit të tij, protestuesit në sallë e ndërprenë fjalimin e Macronit.
Protestuesit të cilët hapën një pankartë me mbishkrimin “Presidenti i dhunës dhe hipokrizisë”, e pyetën Macronin: “Marrëveshja e klimës nuk respektohet në Francë. Miliona njerëz janë në rrugë. Si mund të flisni për Evropën?”.
Një protestues tha: “Unë mendoj se kemi humbur diçka. Ku është demokracia franceze?”. Pas kësaj Macron tha: “Unë mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por nëse më jepni pak kohë”.
Macron deklaroi se donte të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, duke shtuar se mosha e daljes në pension në vendet e tjera është shumë më e lartë se 64 në krahasim me Francën.
Duke iu referuar luftës Ukrainë-Rusi në fjalimin e tij, Macron theksoi se Evropa po kalon një nga periudhat më të “rrezikshme” në historinë e saj.
Macron dëshiron që BE-ja të jetë e pavarur
“Sovraniteti i Bashkimit Evropian (BE) është koncept i rëndësishëm. Ne duhet të jemi krijuesit e rregullave në vend që të durojmë rregullat”, tha Macron.
Duke theksuar se ata e kuptuan se ishin të varur nga jashtë për shumë ilaçe gjatë pandemisë, Macron argumentoi se është e nevojshme të konkurrohet për një BE të pavarur. Presidenti francez theksoi gjithashtu se nevojitet më shumë integrim midis vendeve brenda BE-së.
Sipas tij, BE-ja duhet të përshpejtojë politikën e saj industriale. Macron tha se ai mund të krijojë doktrinë të re ekonomike që merr parasysh faktorë të tillë si ndryshimi i klimës dhe sovraniteti më i madh.
“BE-ja duhet të ndalojë nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë me qeveritë dhe individët që nuk përputhen me Marrëveshjen e Parisit për Klimën e nënshkruar në vitin 2015”. tha ai.
Nga ana tjetër, mediat franceze raportuan se protestuesit që ndërprenë fjalimin e Macronit janë nxjerrë jashtë sallës.