Historia e foshnjës sirian të mbytur u vendos të bëhet film

Jeta e Aylan Kurdit, një fëmijë i vogël sirian trevjeçar, i cili u mbyt në një bregdret të Turqisë në vitin 2015 duke u përpjekur të kalonte në Evropë, do të bëhet në një film në Turqi.

Drejtori turk Omer Sarikaya ka filluar xhirimet për “Baby Aylan” në lagjen Bodrum të provincës Mugla, ku ndodhi incidenti tragjik. Filmi është prodhuar nga George Edde dhe Bahattin Ozturk.

Aktorët amerikanë Steven Seagal dhe Mike Mitchell dhe aktorja gjermane Wilma Elles do të jenë pjesë e filmit.

“Kur kjo ndodhi, unë nuk munda të fle për një kohë të gjatë. Ajo ishte gjithmonë në mendjen time”, tha Sarikaya, i cili është gjithashtu ështl skenarist”, shkruan Anadolu Agency.

“Po mendoja se “Shpresojmë, dikush do të xhirojë një film për këtë dhe do të dërgojë një mesazh në botë “, por askush nuk e ka bërë deri më tani. Po e bëj unë tani”, tha ai.

Të ardhurat e filmit do të dhurohen për ndihmë humanitare. Asnjë nga aktorët dhe aktoret nuk do të fitojë para nga filmi, tha Sarikaya.

Xhirimet janë planifikuar të përfundojnë më 20 korrik. Gala e filmit do të jetë në Bodrum, më 2 shtator.

Fotot e trupit të Kurdit kishin shkuar viral në mediat sociale, duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe zhgënjim në dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për të ndihmuar familjet e dëshpëruara në Siri.