Hidhet nga pallati, ndërron jetë një person

Një 80-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Fushë Krujës, duke ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. “Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”,…

Një 80-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Fushë Krujës, duke ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 80-vjeçari e ka ndërmarrë aktin e rëndë në gjendje të rënduar psikologjike. Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Në Fushë Krujë, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është hedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi A. B., 80 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.