Hapet pika kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Edhe qytetarët u deklaruan të entuziazmuar për hapjen e kësaj pike qytetare dhe deklaruan se tani do ta kenë më të lehtë për të vizituar të afërmit e tyre jashtë kufirit.

Zyrtarisht hapjen e pikës së re kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e bëri Kryeministri i RMV-së, Oliver Spasovski, i cili ishte i pari që kaloi kufirin.

Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani deklaroi se ky nuk është vetëm një kalim tjetër kufitar, por është shembull se si duhet të bashkëpunojnë fqinjët, duke krijuar projekte të përbashkëta për kushte më të mira për qytetarët.

Zv/Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se kjo pikë kufitare do të jetë një përafrim edhe më i madh mes Gjilanit dhe Likovës e mbi të gjitha mes Kosovës dhe RMV-së.

Edhe qytetarët u deklaruan të entuziazmuar për hapjen e kësaj pike qytetare dhe deklaruan se tani do ta kenë më të lehtë për të vizituar të afërmit e tyre jashtë kufirit, shkruan Klan.

Punët në këtë vendkalim kufitar janë ndërprerë shumë herë dhe kanë ngecur prej kur është iniciuar ndërtimi i kësaj pike kalimi në vitin 2011. Në Qershor të vitit 2018, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ai i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar vunë gurëthemelin e objektit kufitar.