Hami Aksoy: Deklarata e institucionit amerikan për operacionet ‘Kthetra’ e pabazë

"Deklarata e Komisionit të SHBA-së për Liritë Fetare Ndërkombëtare për operacionet ‘Kthetra-Shqiponja‘ dhe ‘Kthetra-Tigër‘ që vendi ynë ka ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK është e pabazë", tha Aksoy

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se “Deklarata e Komisionit të SHBA-së për Liritë Fetare Ndërkombëtare për operacionet ‘Kthetra-Shqiponja’ dhe ‘Kthetra-Tigër’ që vendi ynë ka ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK të vendosur në Irak është një deklaratë e re e pabazë e këtij komisioni”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aksoy ka dhënë një përgjigje me shkrim ndaj deklaratës së bërë nga Komisioni i SHBA-së për Liritë Fetare Ndërkombëtare për operacionet “Kthetra-Shqiponja” dhe “Kthetra-Tigër” që Turqia ka ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK.

“Deklarata e Komisionit të SHBA-së për Liritë Fetare Ndërkombëtare për operacionet ‘Kthetra-Shqiponja‘ dhe ‘Kthetra-Tigër‘ që vendi ynë ka ndërmarrë kundër organizatës terroriste PKK të vendosur në Irak është një deklaratë e re e pabazë e këtij komisioni”, theksoi Aksoy.

Ai tha se kjo organizatë e cila pretendon që mbron liritë fetare, injoron persekutimin në Irak të PKK-së e cila njihet si organizatë terroriste nga SHBA-ja si dhe persekutimet e bëra nga PYD/PKK-ja që është dega e PKK-së në Siri kundër popullatës së rajonit, pëfshirë edhe kurdët që miratojnë politikën separatiste dhe mënyrat e tyre terroriste.

“Me thënien më të thjeshtë është turp të kritikosh luftën e vendit tonë kundër terrorizmit dhe të bëhesh vegël e propagandës njollosëse të PKK-së”, potencoi Aksoy.

Në përgjigjen e tij me shkrim Aksoy tha se “Sot është një e vëretetë e sjellë në rend dite nga jezidët dhe zyrtarët lokalë se dhjetëra mijëra jezidë nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se ata që janë kthyer janë përballur me persekutimin e PKK-së e cila është vendosur në Sinxhar duke shfrytëzuar luftën kundër DEASH-it”.

“Me persekutimin sistematik të kësaj organizate terroriste janë përballur edhe aramaikët, të cilëve shkollat u mbyllen nga organizata terroriste, rekrutohen me detyrim dhe u rrëmbehen fëmijët. Fatkeqësisht të ashtuquajturit mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë injoruar këto të vërteta deri më sot në rajon. Derisa situata është e tillë ne nuk pranojmë kurrë që ky institucion duke shtrembëruar të vërtetat të bëjë ‘zërin e borisë‘ të organizatës terroriste”, nënvizoi Aksoy.