“Guernica 37” në Britani kërkon lëshimin e urdhër arrestit për Sisin

"Nuk është vetëm një supozim që trajtimi i kryer ndaj Morsit kontribuoi në vdekjen e tij, por ka argumente bindëse se trajtimi nga regjimi ushtarak e vrau atë dhe se ky ishte qëllimi", thuhet në deklaratë

Në Britani të Madhe për presidentin egjiptian, i ardhur në pushtet me grusht shteti Abdel Fattah al-Sisi kërkohet lëshimi i urdhër arrestit lidhur me vdekjen në burg të Mohamed Morsit, presidentit të parë të zgjedhur të Egjiptit, që erdh në pushtet me rrugë demokratike dhe u largua nga pushteti me një grusht shteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Dhoma Ndërkombëtare e Drejtësisë në Londër, “Guernica 37” përpara vizitës së Sisit në Britani ka kërkuar nga njësia e anti-terrorizmit të policisë së Londrës të hetojë “pretendimet e besueshme kundër qenverisë dhe institucioneve egjiptiane për kryerjen e torturave”.

Në deklaratën e “Guernica 37” thuhet se ky veprim është ndërmarrë me kërkesë të Këshillit Revolucionar të Egjiptit dhe se në kërkesën në fjalë kërkohet që të hetohet vdekja e Morsit dhe trajtimet para vdekjes të cilat përbëjnë tortura.

– “Nuk mund të lejohet që vdekja e Morsit të mbesë pa u ndëshkuar”

“Nuk është vetëm një supozim që trajtimi i kryer ndaj Morsit kontribuoi në vdekjen e tij, por ka argumente bindëse se trajtimi nga regjimi ushtarak e vrau atë dhe se ky ishte qëllimi”, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se as që nuk mund të mendohet që Sisi nuk ka patur dijeni për torturat e kryera ndaj Morsit.

“Nuk mund të lejohet që vdekja e Morsit të mbesë pa u ndëshkuar dhe në rast se krijohet mundësia për hetim ose një proces gjyqësor kjo duhet të zbatohet”, thuhet në deklaratë.

– Kërkohet arrestimi

“Mbretëria e Bashkuar ka përgjegjësisë të hetojë dhe të ndjekë një proces gjyqësor, çdo krim i torturës pavarësisht vendit ku është kryer”, thuhet në deklaratën ku mbrohet ideja se është e detyrueshme të ndërmerren hapa duke patur parasysh edhe vizitën e Sisit.

Në kuadër të kësaj “Guernica 37”, ka kërkuar lëshimin e një urdhër arresti ndaj Sisit, i cili pritet të vizitojë Londrën në kuadër të Samitit të Investimeve Britani-Afrikë.

“Guernica 37” edhe më parë ka kërkuar nga OKB-ja fillimin e një hetimi të pavarur lidhur me vdekjen e Morsit.

– Vdekja e Morsit

Mohamed Morsi një nga emrat kryesorë të Vëllazërisë Muslimane (Ihvan) u bë presidenti i parë që u zgjodh me rrugë demokratike në Egjipt në vitin 2012.

Pas një viti në detyrë, Morsi u burgos pasi u largua nga detyra e tij nëpërmjet një grushti shteti të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes në atë kohë dhe presidenti aktual Sisi.

Morsi, vitin e kaluar më 17 qershor ndërroi jetë gjatë një seance gjyqësore, ku ai po gjykohej me akuza për të cilat shumë grupe të të drejtave të njeriut dhe vëzhgues të pavarur kanë thënë se ishin politike.