Gramsh/ 35-vjeçari qëllon me sëpatë 27-vjeçarin, niset me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh të Elbasanit. Një 35-vjeçar si pasojë e një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sëpatë një 27-vjeçar.

Ky i fundit është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

“Më datë 01.10.2021, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Vinë, Gramsh, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. T., 35 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (sopat), shtetasin T.B., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G.T., 35 vjeç, banues në fshatin Kishtë, Gramsh,  u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.