Goditën me thikë dhe bënë për spital të riun, arrestohen dy persona në Elbasan

Elbasan – Dy persona janë arrestuar pas një konflikti në një lokal. Të arrestuarit janë L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese.

Njoftimi i policisë:

Goditën me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, arrestohen në flagrancë nga Policia 2 autorët e ngjarjes.

Arrestohet në flagrancë dhe pronari i lokalit ku ndodhi konflikti, për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

L. M., 43 vjeç dhe D. K., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur për motive të dobëta, me mjet të mprehtë thikë, shtetasin E. L., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vijim të veprime procedurale dhe hetimore është arrestuar në flagrancë edhe pronari i lokalit, shtetasi A. Ç., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka qenë i pranishëm në vendngjarje dhe nuk ka raportuar në organet ligjzbatuese.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.