Gjysma e Tiranës pa drita, OSSH: Po ndërhyhet për të kthyer energjinë elektrike

Disa zona në kryeqytet kanë mbetur pa energji elektrike pasi nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST është stakuar çelësi 20kV i transformatorit nr3.

Për rrjedhojë, janë stakuar edhe çelësat 20kV të të gjithë fidrave të këtij seksioni.

OSHEE bën me dije se po bëhen të gjitha përpjekjet për t’i dhënë energji institucioneve të rëndësisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Njoftimi: Sipas informacionit paraprak nga operatori i nënstacionit Rajonal të OST eshte stakuar celesi 20kV i Transformatorit nr3.

Për rrjedhojë, jane stakuar edhe çelesat 20kV të te gjithe fidrave te ketij seksioni.

Paralelisht me informacionet qe po jep OST, OSSH po ben manovrimet e mundshme per ti dhene energji institucioneve te rendesisë së veçantë, përmes skemave unazë.

Zonat pa energji jane:

Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Theksojme se numrat e vendosur ne dispozicion nga dispeceria Tirane jane ne funksion te plote, por lidhja me to eshte paksa e veshtire per shkak te fluksit.