GJKKO lë në fuqi masën për Ilir Beqajn! Ish-ministri refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit: Do flas në një moment tjetër
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Megjithatë, ish-ministri refuzoi…

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Beqaj u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme së bashku me avokatin mbrojtës Ermal Yzeiraj, ku u mor në pyetje sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Megjithatë, ish-ministri refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit Erjon Bani, duke theksuar se do të flasë në një moment tjetër. Në një prononcim për mediet në përfundim të seancës, ish-ministri tha se është në dispozicion të drejtësisë dhe përtej rezervave që ka ndaj çështjes, nuk do ta kundërshtonte vendimin e GJKKO.
“Faleminderit për interesimin. Kam vetëm dy mesazhe. Siç e kam bërë publike jam në dispozicion dhe kam vendosur që, përtej rezervave, të mos e kundërshtoj atë vendim. Vijoj të besoj në çfarë kemi bërë në Shëndetësi për çështjen në fjalë. Në janar bëhen 8 vite që hetohet, janë 400 kirurgë që operojnë në kushte bashkëkohore“- u shpreh ndër të tjera Beqaj.