Gjermania zotohet të marrë 25 % të emigrantëve të zbarkuar në Itali

Italia dhe Greqia janë ankuar prej kohësh për mungesën e një zgjidhjeje të BE për ardhjet e emigrantëve duke sjellë edhe tensione midis shteteve anëtarë të Bashkimit Europian.

Gjermania është e gatshme të marrë një të katërtën e emigrantëve që arrijnë në Itali nga deti, tha Ministri i Brendshëm Horst Seehofer, duke sinjalizuar një gjest vullnetar në të mirë të fqinjëve jugor përpara bisedimeve të BE për emigracionin, shkruan Scan-tv.

Vendet e Bashkimit Evropian duan të arrijnë një marrëveshje të përkohshme për ndarjen e kujdesit për emigrantët që arrijnë në brigjet e bllokut.

“Nëse gjithçka që është rënë dakord qëndron, ne do të mund të merrnim 25% të njerëzve të shpëtuar në det dhe të cilët përfundojnë në Itali,” është shprehur Seehofer për gazetën Sueddeutsche.

Italia dhe Greqia janë ankuar prej kohësh për mungesën e një zgjidhjeje të BE për ardhjet e emigrantëve duke sjellë edhe tensione midis shteteve anëtarë të Bashkimit Europian.

“Unë kam thënë gjithmonë se politika jonë e imigracionit është humane,” shtoi Seehofer. “Ne nuk do të lejojmë askënd të mbyten.”