Gjermania: Mos humbni kohë me reformën zgjedhore

Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.

0

Top Channel ka mësuar se ambasadori i ri gjerman në Tiranë ka kërkuar mos të humbet kohë me reformën zgjedhore.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar se ambasadori gjerman, Peter Zingraf është takuar sot me bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Mësohet se interesimi ambasadorit lidhej me marrjen e informacionin se në çfarë faze është ky komsion dhe problematikat që ka.

Burime i thanë Top Channel se ambasadori është shprehur se kjo reformë duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë klasën politike shqiptare.

Në ditët në vijim Damian Gjiknuri pritet të thërrasë një tryezë konsultative me të gjithë spektrin politik shqiptarë për të avancuar me këtë reformë.

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.