Gjendet i pajetë në banesë 71-vjeçari në Elbasan, policia zbulon shkaqet

Një 71-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, nga familjarët.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi me inicialet H.H., 71 vjeç dyshohet të jetë vetëvarur, ndërsa nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja të tjera veç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Nga hetimet dyshohet se shkak i veprimit fatal ishte fakti se 71-vjeçari vuante nga depresioni, transmeton gazeta Shekulli.

Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi H.H., 71 vjeç. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja të tjera në trup përveç atyre të shkaktuar nga vetëvarja. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.