Gjasula: Dhamë përgjigjen e duhur, ja pse kaq vonë në Kombëtare

Erdhi në kombëtare për herë të parë në moshën 29-vjeçare, për të çuar para punën e lënë pas vetëm dy ndeshjesh nga i vëllai i tij, ndërsa Klaus Gjasula u shndërrua menjëherë në titullar dhe nga më të mirët në fushë.

Grumbullimi i parë me Shqipërinë, ku provove gjithçka, nga ferri në Francë, te parajsa sot… Si u ndjeve?

U ndjeva shumë mirë, pasi fituam në shtëpi, duke shënuar 4 gola dhe duke luajtur mjaft mirë. Pas humbjes në Francë morëm shumë kritika dhe ishte e rëndësishme që të jepnim një përgjigje të tillë sot.

Si ishte kombëtarja e parë nga brenda?

Shumë mirë, pasi djemtë më pritën të gjithë mirë dhe u treguan të hapur për të më ndihmuar më gjithçka. E kam njohur Kombëtaren nëpërmjet vëllait, që ka luajtur vetëm dy ndeshje, ndërsa tani po e përjetoj vetë të luaj me këtë fanellë dhe shpresoj të jap më të mirën sa herë të më kërkohet.

Pse në moshën 29-vjeçare në Kombëtare dhe jo më shpejt?

Unë i kam ngjitur shkallët një nga një dhe dy vitet e fundit më ka ecur shumë mirë, teksa po luaj edhe në Bundesligë. Më mirë vonë se kurrë, shpresoj që tani të jap sa më shumë kontribute