Gianni Infantino: Në Rusi kemi argëtim dhe festim fantastik

Infantino e ka përshkruar Botërorin në Rusi si "fenomenal, të pabesueshëm, argëtim të madh me ndeshje të shkëlqyeshme, organizim të mrekullueshëm dhe nikoqir mikpritës"

Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino ka thënë se Rusia botës i ka përgatitur një festë dhe argëtim të vërtetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Infantino sot në Sheshin e Kuq në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin hapi ekspozitën e futbollit.

“Bota mund të shohë se çfarë feste dhe argëtimi fantastik kemi këtu”, ka thënë Infantino.

Më pas e ka përshkruar Botërorin në Rusi si “fenomenal, të pabesueshëm, argëtim të madh me ndeshje të shkëlqyeshme, organizim të mrekullueshëm dhe nikoqir mikpritës”, duke shtuar se Botërori ka nxitur interesim të madh për futbollin në Rusi.

Kampionati Botëror po mbahet për herë të parë në Rusi, i cili u hap më 14 qershor dhe zgjatë deri më 15 korrik, kur është paraparë finalja e madhe në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.