Gara për kryetar, Patozi: Nëse Berisha tërhiqet, PD do gremiset edhe më keq. Shehaj: Nuk garoj!

Kriza në PD është bërë sot pjesë e debatit në “Opinion” ku ish-deputeti Astrit Patozi theksoi se nëse Berisha tërhiqet, kjo parti do të gremiset edhe më keq.

“Unë Berishës i këshilloj të vazhdojë, sepse e gjithë kjo, foltorja është një kostum i prerë për Berishën, jo për dikë tjetër dhe nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq. Në 7 Mars duhet të vendoste do shohë interesin tim apo të PD. Ai pa të vetin, zgjedhje e tij vazhdoi eci drejt”, tha Patozi.

Ai shtoi se ndonëse me Berishën PD mund të jetë më luftarake, ajo nuk do të ketë perspektivë për t’u bërë më e madhe.

“Foltorja dhe kuvendi i fundit është një manifestim i pafund i kryetarokracisë. PD me Berishën, për mua është një parti më e vogël, më e vjetër, por mund të jetë më luftarake, më e orgnizuar dhe më solide. Por gjithmonë në opozitë, pa perspektivë për t’u bërë më e madhe”, tha Patozi.
Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj pohoi për herë të parë se nuk do të garojë përballë Berishën për kryetar të PD-së.
Fevziu: Do kandidosh kësaj here?

Shehaj: Jo!
Fevziu: E vendosur?
Shehaj: Po, po!