Fuat Oktay: Fatkeqësisht FETO vazhdon të përhapë helmin e saj në vendet ku vepron

"Nuk do të lejojmë kurrë që anëtarët e kësaj organizate terroriste të helmojnë nën maskën e arsimit mendjet e pastra të të rinjve dhe fëmijëve", tha nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay

Nënpresidenti i Turqisë, Fuat Oktay në një fjalim drejtuar përfaqësuesve të shteteve të Fondacionit Maarif të Turqisë, tha se “Ju jeni kundërhelmi i helmit që FETO përhap brenda dhe jashtë vendit dhe në të gjithë botën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë fjalimit në “Takimin e 8-të konsultativ të përfaqësuesve të shteteve” të organizuar nga Fondacioni Maarif i Turqisë, Oktay bëri të ditur se Turqia në pozitën gjeografike ku ndodhet, me institucionet e saj arsimore rrënjësore të cilat për shekuj kanë qenë djep i kulturave, feve dhe qytetërimeve të ndryshme ka qenë gjithmonë një stacion për ata që dëshirojnë të arsimohen.

“Në rajonin tonë dhe në vende të ndryshme të botës janë miliona njerëz që e kanë kthyer zemrën dhe mendjen tek Turqia. Me këtë vetëdije ne kemi treguar në çdo kuptim përpjekje të mirëqenies dhe qetësisë në pozitën tonë gjeografike pa dallim afër apo larg. Nëpërmjet qendrave kulturore të Yunus Emre, zyrave të TIKA-s dhe me AFAD-in ne kemi mbërritur në pikat më të largëta të botës. Kemi dërguar ndihma, kemi kryer aktiviteteve kulturore dhe realizojmë projekte të zhvillimit. Një shenjë e rëndësishme e qëndrimit tonë që vepron në pozitën gjeografike të zemrës është edhe Fondacioni Maarif i Turqisë i cili u themelua në vitin 2016”, tha Oktay duke shtuar se:

“Me Fondacionin Maarif të Turqisë ne kemi ndarë dhe vazhdojmë të ndajmë me miqtë tanë në të gjithë botën përvojën e pasur të vendit tonë në fushën e arsimit. Fondacioni Maarif është lëvizja e diplomacisë arsimore e vendit tonë, e cila merr përgjegjësinë e të qenit ndërgjegjja e përbashkët e njerëzimit duke diversifikuar mjetet e fuqisë së butë. Fondacioni ka misionin që të marrë përsipër institucionet arsimore në të gjithë borën në emër të Republikës së Turqisë, të hapë misione të reja dhe t’i menaxhojë ato”.

Oktay vuri në dukje se që nga themelimi i fondacionit e deri më tani pavarësisht se kanë kaluar 3.5 vite është e përgëzueshme që janë formuar marrëdhënie zyrtare me 104 vende, tregohen aktivitete në 66 vende në të cilat janë hapur përfaqësi në 51 prej tyre.

“Fondacioni Maarif në 19 vende ka marrë në dorëzim 213 shkolla të lidhura me organizatën terroriste FETO. Po ashtu ka nënshkruar protokolle me 40 vende për dorëzimin e këtyre shkollave. Në këtë suskses të arritur në një kohë të shkurtër, kanë një rëndësi historike kontributet që kanë dhënë përfaqësuesit e vendeve dhe drejtuesit e Fondacionit Maarif. Ju jeni kundërhelmi i helmit që FETO përhap brenda dhe jashtë vendit dhe në të gjithë botën. Në të vërtetë ky helm nuk është i pranishëm vetëm në Turqi dhe kundër saj. Ata po e përhapnin këtë helm në çdo vend ku ata operonin dhe aty ku ata janë të pranishëm”, tha Oktay.

Ai në vazhdim thekson se: “Fatkeqësisht ata ende po e përhapin këtë helm në vendet ku operojnë. Ministria jonë e Jashtme dhe ajo e Arsimit, të gjitha institucionet dhe organizatat tona së bashku duke marrë në dorëzim shkollat në vendet ku ato ndodhen, nuk ofrojnë vetëm shërbimin arsimor, por ofrojnë kontribut edhe për shtetin dhe njerëzit e atyre vendeve. Si një vend që kemi paguar një kosto të madhe, ne përpiqemi që atyre vendeve t’u shpjegojmë këtë helm, këtë rrezik për të cilin ato nuk janë të vetëdijshëm. Me aktivitetet e sinqerta që bëni pa ndonjë pritshmëri në vende të ndryshme, ju në zemrat e nxënësve dhe familjeve të tyre qëndisni në mënyrën më të fortë Turqinë dhe gjithashtu përgatisni ambasadorët tanë të zemrave”.

Nënpresidenti Oktay tha se Fondacioni Maarif ka detyra jashtëzakonisht strategjike në përpjekjet sipërmarrëse dhe diplomacisë humanitare të Turqisë. Ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Turqinë të nxënësve që arsimohen në shkollat e Fondacionit Maarif në të gjithë botën. Sipas tij, nxënësit, në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat publike përkatëse do të inkurajohen që të përfitojnë në programet e Turqisë në fushat e shkencës, arsimit, kulturës dhe sportit.

Ai potencoi gjithashtu edhe rëndësinë e përphapjes së shoqatave për të diplomuarit në aspektin e vazhdueshmërisë së kontaktit me të diplomuarit nga shkollat e Maarif. Oktay tha se këto nxënës të diplomuar duhet të inkurajohen që të qëndrojnë në kontakt me isntitucionet shtetërore dhe të tilla si DEIK (Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme).

Oktay tha se do të vazhdojnë përpjekjet diplomatike në shumë vende për dorëzimin e shkollave të FETO-s tek Fondacioni Maarif.

“Fatkeqësisht anëtarët e FETO-s në disa vende konsiderohen si viktima dhe ofrohet mbështetje ndaj këtyre terroristëve. Pavarësisht qëndrimit me dy fytyra të këtyre vendeve, ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi kurrë pesimistë. Sepse anëtarët e FETO-s do të largohen ndërsa ne do t’i ndjekim. Në të gjitha kontaktet tona ne u rikujtojmë edhe njëherë vendeve se çfarë lloj rrjeti i ligë është FETO. Pa hezitim dhe me këmbëngulje ne vazhdojmë t’u shpjegojmë bashkëbiseduesve tanë këto çështje dhe konfuzionet nëse kanë. Deri më sot nuk kemi hezituar dhe asnjëherë nuk do të hezitojmë të tregojmë të vërtetat për çështjet që kemi të drejtë. Nuk do të lejojmë kurrë që anëtarët e kësaj organizate terroriste të helmojnë nën maskën e arsimit mendjet e pastra të të rinjve dhe fëmijëve”, tha Oktay.Oktay: Fatkeqësisht FETO vazhdon të përhapë helmin e saj në vendet ku vepron