Franca ndalon me ligj terapitë e konvertimit për orientimin seksual

Parlamenti francez ka miratuar një ligj që ndalon terapitë e konvertimit, një praktikë kjo e kritikuar masivisht nga komuniteti shkencor, por që disa psikologë vertetojnë se “kuron” orientimin seksual të personave homoseksualë, biseksualë apo transgjinorë.

Terapitë e konvertimit bëhen me metoda të ndryshme, duke përfshirë elektroshokun. Në Francë nuk ka një studim kombëtar për të vlerësuar shkallën e fenomenit, por një raport parlamentar i vitit 2019 flet për njëqind raste të fundit.

Ligji i ri u prezantua nga Laurence Vanceunebrock, deputet i La Republique en Marche, partia e Presidentit Emmanuel Macron.

Franca i bashkohet disa vendeve të tjera ku terapitë e konvertimit janë të ndaluara, duke përfshirë Gjermaninë, Maltën, Brazilin dhe Kanadanë.

“Askush nuk mund të pretendojë se është në gjendje të kurojë personat LGBT”, tha Vanceunebrock.

Ndërsa, Macron shkruajti në Twitter se “këto praktika të padenja nuk kanë vend në Republikë. Sepse të jesh vetvetja nuk është krim dhe nuk ka asgjë për të kuruar”.