Franca do të bllokojë zhvillimin e kriptomonedhës Libra të Facebook

Franca ka thënë se do të bllokojë zhvillimin e kriptomonedhës Libra në Europë, për shkak se kërcënon “sovrenitetin monetar” të qeverisë.

Facebook ka përshkruar planet për monedhën Libra që në Qershor, në një njoftim që u prit me shqetësim nga qeveritë dhe kritikët e kompanisë.

Reputacioni i rrjetit social është dëmtuar së fundmi nga roli që kishte në përhapjen e informacionit të rremë dhe videove ekstremiste.

Libra mbështetet mbi një portofol asetesh monetare për të shmangur lëkundjet që mund të vijnë nga konkurrenca e Bitcoin apo kriptomonedhave të tjera. Ajo pritet të lançojë në gjysmën e parë të vitit 2020.

Një tjetër ndryshim kyç është se kontrolli mbi të nuk mund të decentralizohet por do ti besohet një shoqate jofitimprurëse me bazë në Zvicër.

Përveç Facebook-ut, Libra mbështetet edhe mbi kompanitë e pagesave si Visa, MasterCard dhe PayPal, si dhe aplikacionet Lyft dhe Uber.

Zyrtarët francezë kanë folur mbi shqetësimet e tyre në lidhje me rrezikun që përbën kriptomonedha Libra.

Një shqetësim lidhet me mundësinë që Libra mund t’i drejtojë njerëzit drejt braktisjes së monedhave kombëtare në kohë krize, dhe të vështirësojnë përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar kompaninë. /PCWorld Albanian