Forcat ruse 25 km larg qendrës së Kievit

Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë aktualisht rreth 25 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar. “Lufta në veri-perëndim të Kievit vazhdon me lëvizjen e forcave tokësore ruse tani rreth 25 kilometra nga qendra e qytetit”, tha ministria. Në orët e…

Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse janë aktualisht rreth 25 kilometra larg nga qendra e kryeqytetit ukrainas, Kiev, tha të shtunën Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Lufta në veri-perëndim të Kievit vazhdon me lëvizjen e forcave tokësore ruse tani rreth 25 kilometra nga qendra e qytetit”, tha ministria.

Në orët e para të së shtunës janë raportuar shpërthime në Kiev, por është e paqartë nëse shpërthimet ishin sulme ruse apo ukrainase.

Qytetet e tjera kryesore të Kharkiv, Chernihiv, Sumy dhe Mariupol mbeten të rrethuar nga forcat ruse, shtoi ministria.