Forcat e koalicionit të kryesuar nga SHBA tërhiqen nga Munbixhi

"Forcat e koalicionit po kryejnë aktivitete të tërheqjes së qëllimshme nga veriu i Sirisë. Kemi dalë nga Munbixhi", tha zëdhënësi i koalicionit të kryesuar nga SHBA

Forcat e koalicionit kundër DEASH-it të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë tërhequr nga qyteti i Munbixhit në veri të Sirisë, njoftoi zëdhënësi i koalicionit, Kolonel Myles B. Caggins, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Forcat e koalicionit po kryejnë aktivitete të tërheqjes së qëllimshme nga veriu i Sirisë”, tha Caggins në rrjetin social Twitter.

“Kemi dalë nga Munbixhi”, shtoi ai.