Fondacioni Maarif me model të ri arsimor për popullatën turke jashtë vendit

"Është rritur në 40 numri i vendeve ku zhvillojmë aktivitete edukimi dhe arsimi. Numri i studentëve në rreth 300 shkollat tona ka arritur në 33 mijë", tha Akgün

Fondacioni Turk Maarif ka filluar të vendosë në zbatim modelin e ri të “qendrave arsimore” për të rritur numrin e të rinjve universitarë turq në nivelin prej 3 për qind në Evropë dhe në vendet si SHBA e Kanada.

Kryetari i Fondacionit Turk Maarif, prof. dr. Birol Akgün, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tha se Fondacioni ka nisur punimet më 1 shtator të vitit 2016.

“Këtë vit kemi nisur vitin e tretë të ri arsimor. Sot kemi arritur përparime të rëndësishme me punimet tona në terren teksa 3 vite më parë nuk kishim asnjë student”, tha Akgün.

Ai tha se Fondacioni Maarif ka përfaqësi në 55 shtete. “Është rritur në 40 numri i vendeve ku zhvillojmë aktivitete edukimi dhe arsimi. Numri i studentëve në rreth 300 shkollat tona ka arritur në 33 mijë”, tha Akgün.

“Në Ballkan dhe Afrikë ka vende në të cilat këtë vit për herë të parë kemi hapur shkolla”, tha Akgün duke shtuar se “Rumania është vendi i parë në Evropë ku këtë vit për herë të parë kemi pranuar nxënës”.

“Në vitin e parë kemi regjistruar 250 nxënës. Për këtë vend kemi mundësuar një institucion të mirë ku konkurojnë kryesisht komuniteti turk dhe shetasit vendas. Përveç kësaj kemi pranuar nxënës duke hapur për herë të parë shkollë në Burundi dhe Madagaskar të Afrikës. Edhe në Bagdad që është një pozitë gjeografike e afërt kemi hapur 2 shkolla të reja në të cilat ndodhen 200 nxënës gjithsej”, tha ai.

– Turqit në Evropë kërkesë për mbështetje arsimore

Shkalla e fëmijëve turq që ndjekin arsim universitar sidomos në vendet evropiane është shumë e ulët dhe për këtë kemi patur kërkesa që të vendosim në veprim mekanizma mbështejeje ndaj tyre për rritjen e kësaj norme në këto vende, shpjegoi Akgün.

“Norma e arsimimit universitar i fëmijëve të shtetasve me origjinë turke që jetojnë jashtë vendit nuk e kalon 2-3 për qind. Në mesin e arsyeve janë mangësitë e shërbimeve të mbështetjes sociale dhe të konsulencës. Për të gjetur një zgjidhje ndaj kësaj ne si Fondacioni Maarif kemi formuar modelet e reja arsimore. Me formimin e të paktën 1-2 qendrave arsimore në çdo vend dëshirojmë që bashkë me institucionet e tjera të shoqërisë civile të ndajmë modelin tonë”, tha Akgün.

Ai më tej theksoi se “Në këto qendra arsimore dërgojmë libra turqisht, ofrojmë mbështetje në çështjen e materialeve. Në këtë mënyrë, ne do të rrisim numrin e këtyre qendrave arsimore për të siguruar mbështetje akademike dhe sociale për fëmijët e mërgimtarëve që të vendosen në universitet me kurset e studimit që janë në mbështetje të mësimeve shkollore. Gjithashtu në qendra arsimore ne plotësojmë edhe nevojat e fëmijëve turq në Evropë për sa i përket kulturës, gjuhës dhe identitetit”.

“Në këtë kuptim në Strasburg dhe Austri ne kemi hapur qendrat e para arsimore, për të cilat ka një një interes të larë. Aktualisht në qendrën arsimore në Austri kemi 450 nxënës. Ka të paktën dy vende të tjera në Evropë ku ne do të hapin qendër arsimore deri për vit të ri”, tha Akgün.

Kryetari i Fondacionit Turk Maarif tha se synojnë të hapin qendra arsimore edhe në vendet si Gjermania, Franca, Austria, Belgjika dhe Kanadaja të cilat janë vende ku jetojnë më së shumti turqit.

Akgün potencoi se aktivitetet arsimore jashtë vendit i zhvillojnë duke u konsultuar me ministritë përkatëse, ambasadat, zyrat e konsulencës arsimore dhe konsullatat. “Objektivi ynë parësor në vendet evropiane, SHBA dhe Kanada të cilat janë vende ku jetojnë më së shumti turqit është që të rinjtë tanë të mos shkëputen nga kultura dhe të mos harrojnë gjuhën turke”, thotë ai.

Ndër të tjera Akgün bën të ditur se kanë filluar të hapin edhe konvikte për studentët që shkojnë nga Turqia jashtë vendit për master apo doktoraturë.