Flet avokati i Saimir Tahirit: E ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët

Maks Haxhia, avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri tha në një komunikim me mediat bashkëshirtja e tij për shkak të problemeve me shëndetin, nuk mund të kujdeset për fëmijët e mitur.

Haxhia u shpreh Tahiri do të mbajë kontakte me shërbimin e provës për çdo lëvizje, madje mund të dalë edhe jashtë vendit.

Ai sqaroi se vendimi i sotëm është i paapelueshëm, pasi është mbështetur në mënyrë të pakontestueshme nga tre grupe ekspertësh që kanë vërtetuar gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së ish-ministrit.

“Gruaja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat nuk i shërben dot fëmijëve. Gjykata në 5 muaj e ca ka arritur në konkluzionin konkret. Kushtet janë të përcaktuara, do mbajë lidhje me shërbimin e provës, Nuk do të paraqitet në shërbim prove por do të ketë kontakt, edhe nëse do ti duhet të lëvizë jashtë vendit për shkak të gjendjes së bashkëshortes. Ky vendim është i paapelueshëm”, tha Haxhia.