“Fitova gjithçka në Europë”, prezantohet Cristiano Ronaldo: Kam pasur oferta nga e gjithë bota, por dua të ndryshoj të ardhmen e futbollit arab

Cristiano Ronaldo ka bërë ditën e sotme dhe prezantimin zyrtar si futbollisti i Al Nassr në Arabinë Saudite. Në konferencën për shtyp, ylli portugez, ka thënë se ndihet krenar që do të luajë më fanellën e këtij klubi. Ronaldo insistoi se ka bërë vendimin e duhur në karrierën e tij.
CR7 u shpreh se ka pasur shumë oferta nga mbarë bota, por vendosi për Al-Nassr, ekip ambicioz dhe me projekt të madh. Ronaldo u mirëprit me duartrokitje të mëdha dhe brohoritje të mëdha në sallën e konferencës. Ai do të fitojë 200 milionë euro në vit me ekipin saudit.

“Jam lojtar unik dhe për mua është normale që pasi kam thyer të gjitha rekordet në Evropë, të bëjë një gjë të tillë edhe në Arabinë Saudite. Evolucioni i futbollit është i ndryshëm dhe ky nuk është fundi i karrierës sime duke u zhvendosur në Lindjen e Mesme.

Kam ardhur këtu të fitoj, të luaj mirë dhe ta shijoj në maksimumin qëndrimin tim në Arabinë Saudite. Deri më tani, po ndihem shumë mirë. Jam krenar që e kam bërë këtë vendim të madh në jetën time si futbollist. Në Europë puna ime përfundoi pasi kam luajtur në klubet më të mira dhe kam pasur suksese. Tani, jam në shtëpinë e re, pjesë e Al-Nassr dhe me padurim pres ta filloj këtë sfidë.
Po ashtu, ndihem shumë i lumtur dhe tejet krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe shpresoj t’i motivoj të tjerët. Familja më ka përkrahur në vendimin tim, të gjithë jemi të lumtur. Arritja këtu ishte fantastike, njerëzit na kanë pritur shumë mirë dhe jam krenar për pritjen e sauditëve. Për mua është një mundësi e artë jo vetëm në futboll por edhe ta ndryshoj mentalitetin e gjeneratës së re.

Kam pasur shumë mundësi dhe oferta në klube të Europës, pastaj Brazil, Australi, SHBA dhe Portugali u munduan të më transferonin, por ia dhashë fjalën klubit për ta ndihmuar në zhvillimin e futbollit në gjithë shtetit. Është një rast i mirë të ndihmojë me përvojën time për zhvillimin e futbollit dhe të ofrojë një vizion tjetër të shtetit saudit dhe futbollit. Për këtë arsye e kam shfrytëzuar këtë rast për të qenë këtu.

Dua të ndihmoj në zhvillimin jo vetëm të futbollit por edhe të mentalitetit, dua të ndihmoj këtë lëvizje të rritet, duke filluar nga sektori i femrave. Jo të gjithë e dinë, por Al Nassr ka edhe një ekip femrash. Unë dua t’i jap këtij klubi një perspektivë të re”, deklaroi Cristiano Ronaldo./Panorama Sport