Firmoset marrëveshja partneritetit midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe

Kjo marrëveshje do të rrisë më tej tregtinë dypalëshe, do të harmonizojë marrëdhëniet ekonomike dhe do të heqë pengesat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe,”

Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije se është zhvilluar ditën e sotme takimi me ambasadorin e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Duncan Norman gjatë të cilit është nënshkruar marrëveshja mbi partneritetin, tregtinë dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.

“Kjo marrëveshje do të rrisë më tej tregtinë dypalëshe, do të harmonizojë marrëdhëniet ekonomike dhe do të heqë pengesat në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe,” shkruan Xhaçka. /scan