Firma false për kuvendin e Berishës/ Delegatja e Kuvendit: Më kanë falsifikuar firmën, unë nuk kam firmosur

17 ditë nga Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha mbi procesin ka hije dyshimi të forta pasi nga verifikimi qe beri deputeti Agron Shehaj rezultoi se dy nënshkrime ishin falsifikuar.

Denoncimi i parë erdhi nga sekretarja se seksionit ne njësisë numër 5 Freskida Rapo, e cila ndërhyri live ne emisionin Open ne Top Channel duke konfirmuar se nuk kishte firmosur për mbledhjen e Kuvendit me 11 dhjetor.

“Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar?”.

Bushati: Keshtu hidhet ne ere procesi, nesër Prokuroria nis hetim që Sali Berisha do te vjedhë PD.

Eni Vasili: Zonja Rapo do shkoni ne Prokurori?

Freskida Rapo: Zoti Shehaj duhet te kishte denoncuar.

Ky nuk ishte rasti i vetëm i denoncuar gjatë emisionit Open. Edhe Bujar Kula pretendon se firma e tij është falsifikuar.

Një ditë pas denoncimit në Top Channel, Freskida Rapo i ka kërkuar Kryetarit te Këshillit Kombëtar Edi Paloka ti vendosë në dispozicion formularin ku sipas deputeti Agron Shehaj ishin te dhënat e saj personale.