Fillon viti i ri shkollor në Maarif, Ambasadori turk: Rritja e kërkesave tregues i qartë i besimit të popullit shqiptar

Në Shqipëri janë organizuar ceremoni solemne me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2019-2020, në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të Fondacionit Turk Maarif.

Në Shqipëri janë organizuar ceremoni solemne me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2019-2020, në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të Fondacionit Turk Maarif.

Në një nga ceremonitë solemne të zhvilluar në një nga shkollat e fondacionit Maarif, “New York High School” dhe shkollën 9-vjeçare “New York Basic Education” merrnin pjesë ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesja e Fondacionit Turk Maarif, Aşkın Asan, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, prindër dhe nxënës.

Ambasadori Yörük, në fjalën e tij përshëndetëse duke folur për rritjen e institucioneve arsimore të Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, tha se kjo është diçka konkrete e dëshirës së familjeve shqiptare që ju kanë besuar fëmijët e tyre institucioneve arsimore të Maarif-it.

Duke vënë në dukje se vetëm në një vit Maarif në Shqipëri ka rritur kapacitetet në 25 përqind, Ambasadori Yörük tha: Kjo rritje është një tregues I qartë që për sigurinë e popullit shqiptar ndaj këtij fondacioni. Ai shtoi më pas duke thënë se nëse vazhdon në këtë mënyrë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e rajonit fondacioni Maarif nuk do të përballojë dot kërkesat.

“Ky emocion kaq i fuqishëm ka ardhur si pasojë e një bashkëpunimi kaq të mirë që kemi midis shkollave tona, midis prindërve dhe midis dy vendeve tona për shekuj me radhë. Shkollat ndërkombëtare Maarif duke filluar që nga viti kur janë krijuar e deri në ditët e sotme janë duke ecur përpara me hapa të sigurt për një të ardhme akoma më të ndritur. Shpresoj që ky vit shkollor 2019-2020 të jetë sa më i mbarë për të gjithë ne”, theksoi në fjalën e tij ambasadori turk.

Nga ana tjetër në një fjalim të mbajur në këtë ceremony, përfaqësuesja dhe anëtarja e bordit drejtues të Fondacionit Maarif, Aşkın Asan, tha se fondacioni është krijuar me qëllim për t’u përhapur në mënyrë ndërkombëtare kudo jashtë Turqisë.