FIFA vepron me “dorë të rëndë”, përjashton përjetë zyrtarin e lartë

Marrja e rryshfetit i ka kushtuar shtrenjtë zyrtarit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ricardo Teixeira, i cili është ndaluar përjetësisht nga të gjithë aktivitetet sportive.

Vendimi është marrë nga Federata Botërore e Futbollit, me FIFA-n që ka vendosur përjashtimin përjetë të Teixeira. Në vendimin e FIFA-s thuhet se Teixeira është shpallur fajtor për marrjen e ryshfeteve lidhur me kontratat komerciale për garat e Amerikës së Jugut nga viti 2006-2012, transmeton Ora News.

Ai u gjobit me 1 milion franga zvicerane (1 milion dollarë), por nuk është e qartë se si FIFA mund ta zbatojë pagesën. Gjykimi për të nisi 4 vite më parë, me Teixeira që u padit nga autoritetet federale të SHBA-së me akuzën për zhvatje, mashtrim dhe pastrim parash. Ai ka shmangur ekstradimin në SHBA.

Teixeira është ish-dhëndri i ish presidentit të FIFA-s, Joao Havelange ndërsa ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për gati dy dekada derisa dha dorëheqje në vitin 2012, duke përmendur arsyet shëndetësore.