FIFA “tremb” Xhemajlin, fantazisti nuk feston me “Shqiponjë”

Pas Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare u bë protagonist për Zvicrën, në ndeshjen ndaj Costa Ricës

Pas Xhakës dhe Shaqirit ndaj Serbisë, një tjetër futbollist me origjinë shqiptare u bë protagonist për Zvicrën, në ndeshjen ndaj Costa Ricës

Bëhet fjalë për mesfushorin shqiptar të Maqedonisë, që shënoi golin e parë dhe i dha avantazhin e përkohshëm helvetëve, në sfidën e të mërkurës në mbrëmje.

Gjithsesi ajo që u vu re ishte se Xhemajli shmangu festimin me simbolin e shqiponjës, ndryshe nga Xhaka dhe Shaqiri javën e kaluar, përcjell Top Channel.

Mesa duket fantazisti i Bolognës është “trembur” nga gjoba e FIFA-s dhe ka zgjedhur që në vend të shqiponjës, të bëjë me dorë simbolin “L”, për të përshëndetur djalin e tij, që quhet Luan.

Kujtojmë që Xhaka dhe Shaqiri, bashkë me kapitenin e Zvicrës Lichtsteiner, u gjobitën nga FIFA me 25 mijë franga zvicerane në total, për festën me simbolin e shqiponjës dykrenare.

Gjoba u pagua nga shqiptarët, që vendosën të organizohen dhe të mbledhin plot 27 mijë franga, në shenëj mirënjohjeje për krenarinë që futbollistët dhuruan.