FIFA planifikon të kufizojë numrin e transferimeve

FIFA dëshiron që nga afati kalimtar i verës të vitit 2019 të vendos rregull në bazë të së cilës një klub në ekipin senior mund të ketë më së shumti 6 lojtarë të huazuar

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) planifikon të kufizojë numrin e lojtarëve të huazuar në klube, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA ka në plan që nga afati kalimtar i verës të vitit 2019 të vendos rregull në bazë të së cilës një klub në ekipin senior mund të ketë më së shumti gjashtë lojtarë të huazuar.

Megjithatë, para marrjes eventuale përfundimtare të vendimit propozimi do të shkojë në prononcime nga klubet dhe përfaqësuesit e ligave më të fuqishme botërore.

Kufizimi i numrit të transferimeve ka për qëllim që futbollistët e talentuar të fitojnë më shumë minutazhë në ndeshjet zyrtare, theksuan nga FIFA.